A jeni ne gjendje emergjence? Keni nevoje per ndihme te menjehershme
Telefononi ne numrin: 112
Ju duhet ti telefononi numrit 112 nese ju ose dikush prane jush gjendet ne nje aksident serioz, nese ju ose dikush prane jush semuret papritur, nese bie zjarr, ose nese dicka ndodh per te cilen duhet te njoftohet ambulanca, policia, ose zjarrfikesit.
112 eshte nje numer emergjence i vecante te cilit ju mund ti telefononi cdo here kudo qe te gjendeni, nga nje linje fikse ose telefon celular.
Kur ju i telefononi 112, ju lidheni me qendren e sherbimit tek alarmi SOS.
Njeri nga centralistet SOS do ti pergjigjet telefonates tuaj, dhe do t'ju beje pyetje te lidhura me:
Perpiquni te jeni te qete dhe pershkruani cfare ndodhi. Kush ka nevoje per ndihme dhe pse? A ndodhet njeri ne rrezik per shkak te zjarrit apo eshte kercenuar dikush fizikisht? Ne rast aksidenti: a eshte lenduar njeri? Sa persona dhe ne cfare menyre?
Pershkruani qarte ku nevojitet te dergohet ndihme. Emri, adresa, numri i telefonit.
Centralisti/ja SOS ka nevoje per kete informacion per te vendosur cili sherbim i emergjences do te jape ndihmen me efektive dhe me te shpejte. Centralisti/ja SOS mund te kete nevoje per me shume informacion edhe kur ndihma eshte gati te arrije. Keshtu qe ju duhet te qendroni ne telefon ose kudo qe ndodheni per pak kohe.
112 eshte numri i vecante i emergjences i shoqerise. Alarmi SOS eshte I hapur 24 ore ne dite per te koordinuar sherbimet e emergjences te shoqerise. Por ju duhet ti telefononi numrit 112 nese ndodheni ne nje situate emergjence dhe keni nevoje per ndihme te menjehershme; perndryshe ekziston mundesia qe telefonata juaj te ngadalesoje ndihmen vitale ndaj personave qe ndodhen ne aksidente dhe jane te perzier ne situata stresuese.
Nese nuk keni dicka teper urgjente, telefonojini numrave te sherbimit ne faqet e brendshme te listes telefonike te zones ku ju banoni.
Tek SOS Alarm, burra dhe gra I pergjigjen telefonatave te njerezve ne situate stresuese. Kur I telefononi numrit 112, mbani mend qe ju vete ose personi qe po ju ndihmon duhet te flase Suedisht ose Anglisht ne menyre qe centralisti SOS te mund t'ju kuptoje dhe te dergoje shpejt sherbimin e nevojshem te emergjences. SOS Alarm mund edhe te punesoje nje perkthyes, por nese kerkohet ndihme e menjehershme, ndoshta nuk ka kohe per kete.