Shqip

A je në gjendje emergjente? A ke nevojë për ndihmë të menjëhershme? A është jeta, mjedisi ose pasuria në rrezik?

Telefono 112 nëse ke nevojë për ndihmë urgjente. Telefono 112, nëse ti ose dikush pranë teje sëmuret ose i rastis një aksident serioz. Telefono 112, nëse bie zjarr, ose nëse ndodhë diçka tjetër dhe ka nevojë për autoambulancë, policinë ose zjarrfikësin.

112 është numri i veçantë i shoqërisë në raste emergjente, ku mund të telefonosh si nga telefoni fiks ashtu edhe nga numri i telefonit celular, pavarësisht se ku gjendesh.

Kur të telefonosh 112, ti lidhesh me qendrën e shërbimit të alarmimit SOS. Aty përgjigjet një operator i SOS-it i cili gjithmonë pyet:

  • Çka ka ndodhur?
  • Ku ka ndodhur?
  • Nga cili numër i telefonit thërret?

Përpiqu të përshkruash qetë çfarë ka ndodhur dhe përgjigju në të gjitha pyetjet, p.sh. Kush ka nevojë për ndihmë dhe pse? A ka pësuar dikush nga dhuna ose nga ndonjë rrezik tjetër? A ka të lënduar? Sa veta janë të lënduar dhe si janë lënduar ata?

Operatori i SOS-it ka nevojë të pyes për të vendosur se për çfarë ndihme ka nevojë. SOS operatori ka po ashtu nevojë për më shumë informacion kur autoambulanca, policia ose zjarrfikësi është duke ardhur. Qëndro pra një çast pranë telefonit ose në vendin e ngjarjes, aty ku je.

Tek SOS Alarm punonjës si gra ashtu edhe burra të cilët përgjigjen në telefonatat e personave të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente. Të gjithë operatorët e SOS-it flasin suedisht dhe anglisht. Mundohu pra ti vet ose me ndihmën e dikujt të shpjegosh në suedisht ose në anglisht se çka ka ndodhur. Atëherë operatori i SOS-it mundet sa më shpejtë të dërgojë ndihmën e nevojshme. SOS Alarm mundet, po ashtu, të angazhoj një përkthyes, por ndonjëherë nuk premton koha për një gjë të tillë.

112 është numri i veçantë i shoqërisë në raste emergjente. Me një telefonatë të vetme i arrin të gjithë numrat e shpëtimit që i ka shoqëria. Por telefono vetëm 112 nëse je në një gjendje emergjente dhe ke nevojë për ndihmë të menjëhershme, përndryshe telefonata jote mund të shkaktoj vonesa të panevojshme të rëndësishme për jetën e tjetrit, i cili është në një gjendje emergjente.

Nëse nuk është rast emergjent, atëherë mund të telefonosh numrat e ndihmës të cilët i gjen në faqen e brendshme të kapakut të Numëratorit aty ku banon.

Në numrin 112 përgjigjet gjithmonë një operator i SOS-it. Ata përgjigjen ditën dhe natën, ditëve të punës dhe të dielave. Është falas të telefonosh numrin e urgjencës 112. Numri i urgjencës 112 vlen në tërë Evropën.

Printoje me dëshirë dhe vë këtë informacion në shtëpi, në vendin e punës ose në shkollë.