Shqip

112 - numri i emergjencës gjatë rrezikut për jetën, për pronën ose për ambientin

Numri i emergjencës 112 përdoret në raste me nevojë urgjente intervenimi, kur ka rrezik për jetën, për pronën ose për ambientin.  Një nevojë urgjente intervenimi është kur ju keni nevojë të shpejtë për ambulancë, për shërbimin e shpëtimit, policinë, për shpëtim nga ajri, nga uji dhe pyelli, për priftin kujdestar ose për informacion toksik.   Të tërë SOS - operatorët tanë flasin anglisht dhe mund t’a zhvillojnë bisedën në gjuhën angleze. Në rast nevoje për përkthyes, ne lidhim një person të tretë në bisedë.  

Ju mund të telefononi në numrin e emergjencës 112 në çdo kohë të ditës prej telefonit fiks ose celular, nga kudo që  jeni në Suedi. Telefonata e juaj përgjigjet nga një SOS-operator i cili shtron pyetje në mënyrë që të ofrojë ndihmën e nevojshme.

 

Disa shembuj të pyetjeve:

  • Çfarë ka ndodhur?
  • Ku ka ndodhur?
  • Nga cili numër telefononi?

SOS-operatori i shtron pyetjet në mënyrë që të mundet të alarmojë resurset e sakta të ndihmës, drejt vendit të duhur. Gjatë kohës që ndihma është rrugës, SOS-operatorit do të mund t’i nevojitet që të shtrojë ca pyetje të tjera për të përgaditur dhe për tu përcjellur më tepër informacion resurseve të ndihmës të cilat janë duke ardhur.

Vini re se ju vetëm do të telefononi 112 kur ju gjindeni në një situatë me nevojë urgjente intervenimi e cila kërkon ndihmë imediate.  Ndryshe, biseda e juaj mund të vonojë ndihmë të nevojshme për të tjerët që gjinden në nevojë urgjente për ndihmë. Nëse biseda e juaj nuk është urgjente, ju mund të telefononi Policinë në numrin 114 14, numrin e informacionit shëndetësor 1177 ose numrin informativ në raste të fatkeqësive më të rënda ose të krizave 113 13.

 

112 për të privuarit në të folur dhe në dëgjim

Ju që jeni i shurdhër, i privuar në të folur dhe në të dëgjuar keni mundësi të kontaktoni numrin 112 përmes telefonit me tekst ose përmes shërbimit SMS112. Edhe ju që jeni i privuar në të folu përkohësisht, për shembull pas një operacioni, përkohësisht, ju mund të përdorni shërbimin SMS112.

 

SMS112

Në një rast me nevojë urgjente intervenimi, ju të cilët keni regjistruar telefonin tuaj celular për shërbimin SMS112 mund të dërgoni një sms në numrin 112 me informacion rreth ngjarjes. Në mesazhin e parë, ju tregoni shkurt se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur ngjarja (komuna dhe adresa) Më pas, SOS-operatori përmes sms-së do t’ju shtrojë pyetje plotësuese për t’u paisur me informacion të mjaftueshëm për të dërguar ndihmën e duhur, në vendin e duhur.

Shërbimi SMS112 është hapur vetëm për ju që jeni i shurdhër, i privuar në të folur ose në të dëgjuar dhe ju duhet të jeni i regjistruar përmes faqes të internetit të SOS Alarm.  Edhe institucione se shtëpi studenti, kopshte, çerdhe e të ngjashme, me nxënës të shurdhër dhe/ose personeli mund të përdorin shërbimin.

Këtu gjeni më shumë informacion.

 

113 13 - numri informativ në raste fatkeqësish dhe krize

113 13 është një numër informativ kombëtar.  Ju mund të telefononi numrin informativ 113 13 për të lënë ose për të marrë informacion mbi fatkeqësitë dhe krizat e rënda.  113 13 është një mbështetje për komunat dhe për aktorët të tjerë, në mënyrë që popullatës t’i përcillet informacion në raste të fatkeqësive të rënda dhe krizave në shoqëri.  Të gjitha informacionet e lëna në 113 13 janë informacione të verifikuara, d.m.th. informacioni është në akordim me p.sh. komunën ku ka ndodhur ngjarja. Nga jashtë shteti ju telefononi +46 77 33 113 13.

 

114 14 - Policia në raste jo-emergjente.

Telefononi 114 14 për të gjitha çështjet të cilat nuk kanë të bëjnë me krime dhe ndodhi që sapo kanë ndodhur dhe që nuk janë në zhvillim të sipër. Është hapur në çdo orë të ditës, të gjitha ditët e vitit. Ata që përgjigjen në 114 14 flasin suedisht dhe anglisht.

 

1177 - këshillimi shëndetësor në telefon

Telefononi 1177 nëse ju ose një i afërm i juaji sëmuret dhe ka nevojë për këshillim me një infermiere, ose nëse dëshironi ndihmë për t’u orientuar në sistemin shëndetësor.  Ju mundet vetë të lexoni p.sh. për sëmundje, ilaçe dhe për trajtime mjekësore në www.1177.se.

1177 Vårdguiden (udhërrëfyesi në sistemin shëndetësor) është një vend tubimi i tërë Suedisë për informacione dhe shërbime në sistemin mjekësor dhe kujdesin shëndetësor.  Ato gjinden në ueb dhe në telefon dhe janë hapur në çdo orë të ditës.

 

Mesazh i rëndësishëm për popullatën

Mesazh i rëndësishëm për popullatën MRP (VMA) është një paralajmërim për popullatën si p.sh në raste të emisioneve të gazit, të zjarrit të madh ose të ndonjë lloji tjetër fatkeqësie të rëndë.  Sistemi i paralajmërimit dhe i informacionit mundet të përdoret edhe për alarm gadishmërie dhe për alarm ajror, nëse shteti kaplohet nga lufta.

Popullata vëmendësohet për MRP (VMA) në disa mënyra

  • Përmes sinjalit paralajmërues Mesazh e rëndësishëm për popullatën (VMA) i cili tingëllon me një sinjal shtatë sekondash, i pasuar nga një heshtje 14 sekondëshe gjatë të paktën dy minutave.
  • Paralajmërim përmes radios dhe televizionit.
  • Paralajmërim përmes një mesazhi me të folur në telefon fiks në zonën e goditur.
  • Paralajmërim përmes një mesazhi sms në telefon celular i cili është i regjistruar me adresë në zonën e goditur.
  • Paralajmërim përmes një mesazhi sms në telefon celular i cili gjendet brenda zonës.

 

Si të veprohet në rast të një MRP-je (VMA)

Në momentin që ju dëgjoni sinjalin ose që pranoni paralajmërimin përmes telefonit ju duhet të:

  • Lexoni dhe të ndiqni me kujdes instruksionet.
  • Hyni brenda.         
  • Mbyllni dyer, dritare dhe ventile.
  • Dëgjoni Radion e Suedisë P4 për më shumë informacion.

Në kanalin televiziv SVT dhe faqen 100 të teletekstit tregohet se një situatë MRP është duke ndodhur dhe ju udhëzoheni në faqen 599 të teletekstit për më shumë informacion, aty ku mesazhi i i njejtë që lexohet në radio tregohet edhe me shkrim.

Mos i telefononi numrit të emergjencës 112 për të marë informacion rreth një MRP-je por telefononi numrit informativ 113 13 ose ndiqni informacionin në www.krisinfo.se/en.

 

Sinjali rreziku kaloi

„Rreziku kaloi“ sinjalizohet me një sinjal të gjatë 30-40 sekonda. 

 

A jeni duke mësuar suedishten?

www.sosalarm.se/kunskapsbank/ ju mund të gjeni material ku ju mund të mësoni më shumë për numrin e emergjencës 112. Këtu ju mund të mësoni se si funksionon numri i emergjencës 112 dhe se kur ju duhet t’i telefononi numrit informativ 113 13, se cila ndihmë ju ofrohet përmes këshillimit shëndetësor 1177 dhe numrit jo-emergjent të policisë 114 14.

 

Senast uppdaterad